“Artemio Franchi” do të ndryshojë fytyrë. Stadiumi i Fiorentinës do i nënshtrohet një rikonstruksioni për të kthyer në një nga impiantet më moderne në Itali. Arup Italia është përzgjedhur si projekti fitues dhe do të nisë punën në vitin 2023, ndërsa do të përfundojë në vitin 2026. Kostoja totale do të kapë vlerën e 150 milionë eurove.
Stadiumi do të jetë i mbuluar në pjesën e tifozëve, si dhe do të ketë hapësira komerciale si dhe një hotel pranë tij. Gjithashtu ndenjëset do të afrohen më tepër me fushën, për të bërë të mundur përjetimin ndryshe të një ndeshjeje futbolli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Ecco come sarà il nuovo stadio #Franchi @comunefi @ArupGroup ???? pic.twitter.com/1b4J1oyazc
— Andrea Giannattasio (@giannattasius) March 7, 2022