Renditja/ Kërkuan të gjithë titullin por lu.fta u zhvendos në zonën e ftohtë, ja pamja e “Abissnet Superiores” pas 24 javësh

Mbrëmjen e sotme është luajtur edhe ndeshja e fundit e javës së 24-t e “Abissnet Superiores“. Fillimi i sezonit i pa pjesën më të madhe të skuadrave të hidhnin kandidaturën për titullin kampion. Megjithatë koha bëri ndarjen e saj dhe sot lu.fta më e madhe u zhvendos në zonën e ftohtë. Tirana udhëheq e qetë në krye me 8 pikë më tepër se sa Laçi i vendit të dytë, ndërsa fundi i tabelës paraqitet i ngjeshur.

Skënderbeu qendron po në vendin e fundit me 17 pikë të grumbulluara, kurse Dinamo bën një hap më lart dhe prek “play out”-in, duke lënë Kastriotin në vendin e 9. Ndërkohë me po të njëjtat pikë me Dianom është edhe Egnatia, e cila mban vendin e 7 në klasifikimin e “Abissnet Superiores”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online