VIDEO/ Do ishte goli më i bukur që Jorgji do të kishte parë, goditja me thembër e lojtarit të Fiorentiës që do e kishte zili edhe Ibrahimoviçi

Fiorentina fitoi mbrëmjen e djeshme minimalisht 1-0 kundër Shivasporit. Rezultati mund  të ishte edhe më i thellë, teksa Kastrovili i shkoi shumë pranë një goli të jashtëzakonshëm në pjesën e parë të ndeshjes. Në minutën e 15, lojtari italian bën një goditje që do e kishte zili edhe Zllatan Ibrahimoviçi.

Kastrovili gjuan topin me thembër nga brenda zone, por sfera trondit traun e portës së skuadrës turke. Nëse topi do të shkonte pak centimetra më poshtë, atëherë Enea Jorgji, i cili ishte arbitër i këtij takimi, do të kishte dëshmuar një nga golat më të bukur të këtij sezoni dhe ndoshta më të bukurin që ka parë në karrierën e tij si arbitër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *