VIDEO/ Djali i Maldinit bën krenar familjen dhe i shënon Interit, Specia mund ekipin e Inzagit

Interi ka marrë një humbje të papritur në kampionat. Zikaltrit janë mposhtur këtë mbrëmje nga Specia. Vendasit kanë fituar me rezultatin 2-1, duke marrë  tre pikë mjaft të vlefshme në garën për mbijetesë. Interi pati mundësinë të kalonte në avantazh që në minutën e 14 të takimit, por Lautaro Martinezi gabon nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndeshja zhbllokohet në minutën e 55, kur Daniel Maldini bën krenar familjen e tij dhe i tund rrjetën Handanoviçit. Festa është e gjitha legjitime për të, teksa i shënon rivalit të përjetshëm të babait të tij, legjendës së Milanit, Paolo Maldinit. Zikaltrit fitojnë një 11 metërsh në minutën e 83-të me anë të Dumfrisit.

Pranë topit shkon Romelu Lukaku, i cili në të kundërt nga Lautaro Martinezi, e ndal topin në rrjetë. Kur të gjithë prisnin përmbysjen e Interit, ndodh e kundërta. Specia fiton një penallti në minutën e 87 dhe Nzola e shndërron në golin e fitores për skuadrën e tij. Me këtë humbje ekipi i drejtuar nga Inzagi vendoset në pozita të vështira edhe në garën për një vend në Ligën e Kampionëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online