Dortmund fitoi me përmbsje ndaj Hertës së Berlinit. Kundërshtarët kryesorë të Bajernit e nisën me një disavantazh me rezultatin 1-0 në pjesën e parë, por arritën të kthenin ndeshjen në 2-5. Sulmuesi i Dortmundit Haland ishte kryefjala e kësaj sfide. Djaloshi norvegjez tregon dhe njëherë arsyen se përse është një nga lojtarët e rinj më te mirë në botë, duke shënuar 4 gola në këtë sfidë. Me këtë poker të shënuar, Haland shkon në 10 gola, vetëm 1 pikë më pak se Leëandosvki.
Por magjia e 20 vjeçarit nuk ishte i vetmi lajmi ditës. Dortmundi gjithashtu theu një rekord në Bundesligë, teksa futbollisti i futur në minutën e 84-të, Youssuofa Moukoko u bë lojtari më i ri që ka shkelur fushën e gjelbërt në historinë e kampionatit elitar në Gjermani. 16 vjeçari debutoi duke marë vendin e Erling Haland dhe duke shkruar historinë me 6 minuta loje. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Golden Boy for a reason! ??
20 year-old Erling Haaland scored ???? goals in 32 minutes today in Dortmund’s 5-2 win over Hertha Berlin. ?? pic.twitter.com/KFKSwm7vXy
— Sportsnet (@Sportsnet) November 21, 2020