VIDEO/ Ter Shtegen kthehet “kopje e keqe“ e Nojerit, del në mesfushë dhe driblohet me elegancë nga Karrasko

Barcelona e sheh veten të zhytur thellë e më thellë në krizë nga java në javë. Katalanasit kanë dështuar sërish për të dalë nga stadiumi me një rezultat pozitiv, megjithëse përballë këtë herë kishin një rival të vështirë si Atletiko e Madridit. Djemtë e Simeones kanë fituar ndeshjen me shifrat minimale 1-0, duke ndarë kështu kreun së bashku me Real Sosiedad.

Ishte një kundërsulm i befasishëm në minutën e 3-të të shtesës së pjesës së parë ai që e gjeti të papërgatitur Barcelonën. Ter Shtegen “kopjon“ Nojerin dhe del në gjysmëfushë, shumë larg portës së tij, por rezulton një kopje e keqe e portierit të Bajernit, teksa nuk ia del të ndalë dot Karraskon, i cili me një lëvizje elegante e dërgon topin mes këmbëve të gardianit gjerman. Në një situatë të tillë goli duket i pashmangshëm dhe Karrasko vulos kështu fitoren e skuadrës së tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/grandesligas_/status/1330252714249515010

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online