VIDEO/ “Djalli“ e ka emrin Ibrahimoviç! Suedezi është “vrasës“ në zonë, Milani tremb edhe në Sasuolo

“Djalli“ sot e ka emrin Zllatan Ibrahimoviç. Sulmuesi suedez ka shënuar 2 gola në fitoren që Milani është duke marrë në transfertë kundër Sasuolos, duke u treguar një “vrasës“ brenda zonës së rreptësisë. Pjesa e parë është mbyllur me shifrat 1-2, duke shfaqur sërish një Milan që tremb që pas ndërprerjes së kampionatit. I pari do të vinte në minutën e 18-të. Mbrojtësi i Sasuolos i “fal” një top kuqezinjve me pasimin e tij të gabuar dhe Kessie është i vëmendshëm për të përfituar. Më pas është ibra që pason në krah dhe menjëherë vrapon drejt zonës, nga ku edhe shënon me kokë golin e parë të takimit.

Baraspesha vjen nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 42-të, teksa Caputo fiton duelin me Donaruman. Por Milani kurrsesi nuk mund të pajtohet me këto shifra dhe është sërish Ibra ai që festoon golin. Çalhanoglu shërben për herë të dytë për sulmuesin suedez, i cili del mjat bukur i vetëm në zonë, nga ku driblon edhe portierin për të tundur më pas rrjetën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/HuberGarciaMex/status/1285676151898341381

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *