VIDEO/ Djali i Rudi Vatës si Kristiano Ronaldo! Shënoi në finale dhe shoku i ekipit festoi para se topi të hynte në rrjetë, por çfarë driblimi…

Roko Vata ka qenë fantastik në mbrëmjen e djeshme, atje ku Celtic B fitoi trofeun e Glasgow Cup kundër Rangers në derbi. Djali i Rudi Vatës shënoi një prej golave, teksa shoku i ekipit ka nisur që të festojë pa gjuajtur ende Roko, ashtu siç ka ndodhur shpesh me Kristiano Ronaldon.

Por më i bukur se goli, ishte asisti i Roko Vatës. Në golin e dytë, futbollisti shqiptar bën një driblim dehës ndaj kundërshtarit duke pasur te Brooks, që e ndali topin në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll 1-3 në favor të Celtic B, por Rangers barazoi gjithçka në të dytën. Në fund ishte Celtic që fitoi pasi u tregua më i saktë në ruletën ruse, 4-3. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online