Djali i Rudi Vatës, Rocco Vata, është vetëm në moshën 16-vjeçare dhe po luan me ekipin e dytë të Celtic. Një arritje e madhe kjo duke parë moshën e tij, por besimi është duke u shpërblyer në fushën e blertë. Në ditën e djeshme, Rocco ka shënuar kundër Cumbernauld.
Një realizim shumë i vështirë dhe në dukje nga këndi i pamundur, por që dërgohet në rrjetë me lehtësinë më të madhe. Rocco është duke përfaqësuar Irlandën me moshat dhe mbetet të shihet nëse do të zgjedh kalimin te Shqipëria. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Rocco Vata goal vs Cumbernauld Colts – 30/10/21 ?? pic.twitter.com/550bmcqUPm
— Celtic Youth and Loan Highlights (@celtic_ylvids) October 31, 2021