VIDEO/ “Djajtë e kuq” turpërohen edhe nga Kopenhageni, përmbysja spektakolare i dërgon me një këmbë jashtë Champions-it

Mançester Junajtedi largohet me turp nga Kopenhageni. “Djajtë e kuq” e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa zhbllokuan ndeshjen që në minutën e 3-të me anë të Hojlundit, i cili dyfishoi shifrat në minutën e 28. Por më pas ndeshja merr një rrjedhë tjetër.

Markus Rashfordi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 4-të dhe këtu fillon pika e kthesës për Kopengahenin. Danezët shënojnë në minutën e 45 me Eljonusin, ndërsa në minutën e 9 të shtesës së pjesës së parë, Gonçalvesi barazon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë.

Bruno Fernandezi i jep sërish epërsinë Junajtedit nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 69, por shpresat e anglezëve do të shuhen në minutat e fundit të takimit. Kur kronometri shënonte minutën e 83-të, Lerageri kthen sërish baraspeshën, ndërsa 4 minuta më vonë Bardji përmbush përmbysjen spektakolare dhe i jep fitoren 4-3 Kopenhagenit. Mançester Junajtedi mbetet në vendin e fundit të renditjes me 3 pikë të grumbulluara. Tashmë ekipi i Ten Hagut është me njërën këmbë jashtë Ligës së Kampionëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *