VIDEO/ Disa të shtrirë në tokë dhe të tjerë me duart në kokë, eliminim me fund “Hollywood” për rivalin që la Tiranën jashtë Europës

Zrinjski ishte ekipi që i dha goditjen e fundit Tiranës nga Europa. Kjo skuadër boshnjake arriti që ta mund në dy takime kampionen e Superiores, për të kaluar më tej. Megjithatë Zrinjski nuk ia ka dalë që të kalojë në grupet e Conference League, për fare pak sekonda.

Në ndeshjen e parë, boshnjakët bënë surprizën duke mundur 1-0 Slovan Bratislavan. Ndeshja e kthimit foli për sllovakët që fituan me po të njëjtat shifra. Kështu takimi kaloi në 30 minutat shtesë, për të vendosur ekipin që do të kalonte në grupe.

Zrinsjki arriti që të barazonte në minutën e 103 me Savic, duke krijuar idenë e mbylljes së historisë së takimit. Por në minutën e 122 erdhi edhe momenti që tejkaloi çdo fantazi. Ramirez arriti që të shënonte me një gjysmë rroveshatë golin e dytë për Slovan Bratislavan.

Shokët e ekipit nuk i besuan syve, ndërsa te Zrinjski ishin të pafuqishëm dhe u shtrinë në tokë. Me një goditje të tillë psikologjike, ruleta ruse luhej vetëm formalisht. Slovan Bratislava arriti që të fitonte falë saktësisë në 11-metërsha duke kaluar më tej në grupe dhe duke i dhënë Zrinjskit një fund “Hollywood”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *