VIDEO/ Dinamo me dy fytyra mposht Kastriotin, fiton Kukësi dhe shënon Bruno Telushi me Egnatian

Dinamo ka arritur që të fitojë në ndeshjen e parë të Superiores ndaj Kastriotit. Ekipi i Shkëmbit fitoi në shifrat 0-2 falë dopietës së Cinedu. Ky i fundit realizoi pa u mbushur ende minuta e parë e takimit, ndërsa gjeti rrjetën edhe në minutën e 20. Një ndeshje me dy fytyra për kryeqytetasit ku në pjesën e parë dominuan rivalin me Mihanën dhe Ibrahimin që ishin në super formë. Me nisjes e së dytë ishte Kastrioti që mori lojën në kontroll, ndërsa Greca dhe Cela ishin të pafat për të gjetur rrjetën.

Nga ana tjetër Kukësi fitoi në shifrat 1-3 në transfertë me Engatian. Daci hapi rrugën e rrjetës, ndërsa Peposhi shënoi pas shumë kombinimeve në minutën e 43. Fjalën e Egnatias e ka thënë Telushi me goditjen nga distanca, duke realizuar silurën ndaj Kukësit. Ndërsa takimin e vulosi Milunovic duke u treguar i saktë me kokë nga e djathta. /Sport Ekspres/

Kastrioti-Dinamo 0-2 Cinedu 1′, 20′

Kastrioti: Sali, Neziri, Rami, Dida, Grgiç, Husein, Basha, Onanuga, Greca, Prodani, Ajazi.

Dinamoi: Harizaj, Siljanovski, Sofranac, Imani, Isaevski, Sidibe, Demiri, Mihana, Gavazaj, Ibraimi, Çinedu.

Egnatia-Kukësi 1-3 Telushi 90’/ Daci 22′, Peposhi 43′, Milunovic 94′

Egnatia: Duriç; Ymeraliaj, Krasniqi, Teqja, Krivanjeva; Agbekpornu, Xhekson; Iseni, Imeri, Çyrbja; A. Magani

Kukësi: Tafas; Ndreca, Hila, Lulaj, Peposhi; Sh. Taipi, De Lukas, Gj. Taipi; Basha, Gashi, Daci

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online