Albion Ademi është sulmuesi shqiptar i momentit. Ky sezon duket se i përket vetëm atij, pasi talenti 21-vjeçar nuk di të ndalet në elitën e Finlandës. Dy gola të tjerë kanë ardhur nga këmbët e tij në ndeshjen e sotme kundër Lahti, e mbyllur në barazim 2-2.
Ishte minuta e 61-të kur Ademi tund rrjetën për herë të parë, pasi i gjendur përballë portierit nuk e kishte aspak të vështirë të kalonte topin pas shpinës së këtij të fundit. Por goli i dytë është një shfrenim fantazie për talentin e Shqipërisë që mahnit nga distanca. Albion Ademi kap në këtë mënyrë shifrën e 12 golave të shënuar në vetëm 13 ndeshje të luajtura, duke kryesuar listën e golashënuesëve më të mirë në Finlandë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/krisilmasti/status/1303749947813224451