“Është kanceri i klubit”, në Kosovë pa limite kundër Mezanit: Vocërraku i Vlorës vjen e na shet mend, as futbollist nuk ke qenë

K.F Gjilani bëri një paraqitje mjaft e mirë këtë sezon në Superligën e Kosovës, teksa u rendit e dyta me pikë të barabarta me fituesen e titullit kampion, Dritën. Gjithashtu nën drejtimin e trajnerit vlonjat, Gentian Mezani, skuadra kosovare u paraqit mjaft mirë edhe në Europë, ku mposhtën Tre Penne me rezultatin 1-3. Në ndeshjen ndaj një skuadre të fuqishme si Apoeli Nicosia, djemtë e Mezanit “u thyen” vetëm në minutat shtesë, teksa kishin treguar një mbrojtje mjaft solide.

Por për Nderim Isufin, anëtar i tifogrupit “Skifterat”, ai nuk ka asnjë meritë në arritjet europiane, si dhe është trajneri më i dobët në 25 vitet e fundit. Isufi nuk kursehet aspak kur vjen puna te trajneri shqiptar, madje nuk e mendon dy herë as ta quajë “vocërraku nga Vlora”. Ndiqni më poshtë fjalët e rënda të tij në drejtim të teknikut vlonjat./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Fjalët e Nderim Isufit për Gentian Mezanin:

Kf Gjilani që nga themelimi e deri më tani gjithmon ka qen një klub shumë unifikues dhe një klub model për afrimin dhe bashkimin e njerzeve, mirpo sot Gjilani u shëndrru në një klub shkatrrues përqarës, dhe një klub ku nga një vocrrak i ardhur nga Vlora ka kriju mjaft sherre të mëdha! I nderuar nuk është merit e juaja dalja në Evrop, dalja në Evrop është merit e presidentit ku fuqia e tij dhe paraja e tij jan më meritoret për dalje në Evrop të Gjilanit.

I nderuar po harron se je në një qytet ku edhe f?mija i djepit e njeh futbollin, kariera juaj nuk është një karier alla Zidane që të vish e të na shitesh mend, ti as nuk ke qen fare futbollist e as nuk i ke dy lidhje me futboll, me qen aq shumë strateg i kishe nejt në vendin tend e nuk ishe ardh ketu. Mos mendo se pse e ke hipnotizu presidentin dhe ni pjes aty ne klub, mund te na hipnotizosh edhe neve, pasi ti po bën kesi gjera përqarese e dashakeqe po ti permendi gabimet dhe intrigat e juaja.

Merkato e juaj e vitit te pare e juaj ishte e deshtuar, me afer 1 miljon shpenzime përfunduat në barazh. Keni angazhu portier me pag te majme ju deshtoj, dhe na mbrojti nderin Haxhihamza, angazhuat mbrojtes te lenduar po ashtu me kontrat te majme asnje ndeshje nuk e zhvilloi, ju ishit edhe kunder ardhjes se Prognit ne Gjilan, ju larguat një portier 23 vjeqar shumë të mirë, dhe afruat një 34-35 vjeqar, ju larguat Grecen për teket e juaj personale, ju larguat edhe ekonomin e klubit, e nga teket e juaja u largua edhe treneri i portierave nje legjend e klubit siq është Afrim Ajdini.

Po ashtu telenovela juaj me Besar Musolin, dhe frika juaj për mos insistim te prurjes se tij! Me gabimet e juaja i kemi humb mbi 10 pik qe na kan kushtu me titull kampioni. Po ashtu jeni tu e pregadit terenin me largu edhe kapitenin Ylber Kastrati, u munduat ta djegni ne ndeshje me Apoelin, por Ylberi ju demantoj me paraqitjen e tij, nuk e kan larg as Alban Hyseni ndihmsi juaj, një legjend tjeter edhe ndaj tij je tu punu me largu, e besa edhe një personalitet te respektuar qe ju ka rujt nderin dhe ftyren ne San Marino.

Të gjithë keta nuk kan mujt ti perballojn dallaveret e tua dhe ju kan kundershtu për te miren e klubit, kurse juve për çudi klubi ju sheh me nje sy tjeter, kjo qasje e jotja mund te duket një fitore e juaja, por do jet shumë e shkurt. Neglizhenca juaj qe ju ke then zyrtareve te klubit se nuk ka nevoj me ju dergu e-mail Fifes, për 17 minuta e fundit është fitu beteja për fillimin e ndeshjes ndaj Tre Penes,për fajin tend ka mund te humb ndeshja dhe mundi i presidentit. Plus flitet se pikerisht ai person qe ju ka shpetu ndeshjen ka pas zera qe mos ta merreni me veti ne San Marino.

Te nderuar zyrtar te klubit i nderuari president ndermerni sa nuk është be vone,sepse ky njeri është kancer për klubin, kancer qe nuk ka asnje sherim. Nese nuk nderhyni ju nga mbrenda për parandalimin e kesaj smundje ather jemi te detyruar te kemi nderhyrje nga jasht. Nuk largohet njeriu na klubi per teke te ndonje individi,nuk largohet me arsyetime qesharake, se Afrimi sa para i ka fitu ne Gjilan edhe nja tri here ma shumë i fiton me nje kiock te veten qe e ka. Prandaj permbi klubin nuk mund te jet asnje individ,e aq ma pak ti. Per fund i fajtor jeni edhe ju president edhe ju drejtora,që keni leju politiken e klubit dhe frenat me ja dhen dikujt qe lidhje me futboll nuk ka. Në vend se të mirreni me Skifterat, ndaluni pak shikone veten qka është tu ju bo ky njeri. Reagoni ndaj keti njeriu, mos heshteni se nuk është jashtoksor.

Te nderuar ju kemi leju me na nënqmu si tifoz, gjithmon kemi hesht, edhe aty ku na keni godit me se rendi! Por nuk do te heshtim kur është ne pytje emri i Kf Gjilanit sepse ky Gjilan është i shenjt nuk e keni gjet ne Matiqan, me bo qka doni. Njê klub serioz nuk menagjohet nga treneri por nga organika e klubit. Të krahasohet profili i keti treneri me trenera qe kemi pas në Gjilan është si nata me dite, te krahasohet buxheti dhe kushtetet qe i ka ky trener me trenerat e kalum është si dita me nate. Asnje trener për 25 vite nuk e ka dëmtu organiken e klubit ma shumë se ky vocrraku i Vlores. Paramendone edhe premit e lojtarave I ka dorzu treneri neper dhoma sipas deshires se tij.! I përjetshem është Gjilani të pa m’poshtun jan SKIFTERAT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online