Nuk ka Superiore në 12 shtator, klubet nuk bëjnë pas nga vendimi për bojkot

Krerët e klubeve të Kategorisë Superiore nuk bëjnë pas nga vendimi i tyre për të bojkotuar fillimin e kampionatit. 12 shtatori po afron, por mes sa duket skuadrat nuk do të zbresin në fushë deri në momentin që Qeveria shqiptare të japë një zgjidhje mbi 4 kushtet e paraqitura në tryezën e Ramës. Ligji mbi sportin i ka lënë të pakënaqur presidëntët e klubeve, të cilët nuk ndihmohen në aspektin ekonomik, ndërsa propozimet e tyre nuk janë marrë aspak për bazë në miratimin e ligjit.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Profesioniste ka folur për “Vizion Plus” mbi këtë çështje. Dritan Kadiua thekson se Superiorja nuk do të fillojë në datën 12 shtator dhe ky është një vendim unanim. Një përgjigje nga instancat shtetërore ende nuk ka ardhur edhe pse ka kalur 1 muaj që nga koha kur janë shtruar kërkesat, për këtë arsye bojkoti do të vijojë.

”Situata në momentin që flasim është e njëjtë, pra kemi një deklaratë të presidentëve të Ligës profesioniste të Futbollit të cilët kanë deklaruar se do kemi bojkot të Kategorisë Superiore.  Ndërkohë nga ana qeverisë nuk ka asnjë reagim ndonëse  kërkesat tonë janë dërguar në 10 gusht. Praktikisht  po bëhet një muaj që kemi dërguar letren tonë dhe e kemi bërë publike dhe nuk kemi asnjë lloj përgjigje nga qeveria. Për ketë arsye bojkoti jonë do të vazhdojë.

Ky është një vendim unanim i të gjithë presidentëve të klubeve dhe ata i qëndrojnë fortë këtij vendimi. Arsyet pse natyrisht janë bërë dhe publike. Ata parasisht kushteve të vështira në të cilën ata punonin para pandemisë, koronavirusi ia thelloi dhe më shumë problematikat e tyre dhe me ndryshimet ligjore që bëhen për sponsorizime ata prisnin të kishin  lehtësira. Kjo gjë nuk ka ndodhur . Theksoj ligji vlen për të gjitha sportet dhe jo vetëm për futbollin”, është shprehur Dritan Kadia./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online