Juventusi humbi finalen e Kupës së Italisë me rezultatin 2-4 kundër Interit. Një ndeshje që u vendos në shtesa dhe që solli edhe tension pas vijave kufizuese. Alegri nuk arriti të kontrollonte dot nervat pas golit të katërt të zikaltërve, duke u grindur me lojtarët dhe stafin kundërshtar. Gjest ky që u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri.
Pas ndeshjes Alegri u justifikua me faktin se dikush nga Interi erdhi dhe e goditi, çka solli edhe “tërbimin“ e tij. Në rrjet kanë nisur të qarkullojnë edhe pamjet e këtij momenti, ku duket se goditja që pretendon trajneri i Juventusit ka qenë më tepër një kontakt aksidental, për të cilin ndihmësi i Inzagit, Ceçi, ka kërkuar edhe ndjesë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Mario Cecchi, assistente di #Inzaghi, incrocia #Allegri. I due si sfiorano. Cecchi chiede scusa.
Eccolo qui il “calcio” subìto da #Allegri. pic.twitter.com/4BJNZtbOnd
— Fabrizio Biasin (@FBiasin) May 13, 2022