VIDEO/ Dikur ishte një yll i madh dhe sot një ZERO! Dele Alli largohet nga loja në minutën e 29, e vërshëllejnë të gjithë tifozët e Beshiktashit

Edhe pse është vetëm 26 vjeç, karriera e një prej mesfushorëve më të mirë të Premier League është në rënie të madhe dhe goditjen e fundit ia kanë dhënë tifozët e Beshiktashit, ku aktualisht luan Alli. Priteshin gjëra të mëdha prej tij kur mbërriti në huazim nga Everton. Megjithatë, futbollisti anglez luajti shumë keq.

Për këtë arsye, dje Dele Alli përjetoi poshtërimin më të madh të karrierës së tij. Besiktas zhvilloi një ndeshje në Kupë kundër ligës së tretë Sanliurfas por në të cilën jo gjithçka shkoi sipas planit. Beshiktashi pësoi dy gola në pjesën e parë. Për këtë arsye, trajneri Senol Guneš, vendosi ta heq anglezin nga loja pas 29 minutash dhe më pas tifozët treguan se çfarë mendojnë për lojën e tij. Teksa u largua nga fusha, tifozët nga tribuna e “shpërblyen” me fishkëllima të mëdha dhe duket qartë se Alli së shpejti mund të shkojë në shtëpi në Angli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online