VIDEO/ Diçka që Mbape nuk mund ta marrë me kontratë! Fëmijët nuk i besojnë syve, shkojnë të gjithë të takojnë Mesin

Kilian Mbape e ka kthyer veten në qendër të vëmendjes në Francë. Sulmuesi i parisienëve është kthyer në “Zot“ te PSG-ja, ku pas rinovimit të kontratës ka bërë që gjithçka në klub të rrotullohet rreth tij. Por në futboll jo çdo gjë mund të blihet apo të sigurohet në kontratë.

Një leksion të tillë e ka marrë mbrëmjen e sotme në Izrael. PSG është duke luajtur takimin e vlefshëm për Ligën e Kampionëve kundër Makabi Haifas, ku para fillimit të ndeshjes ka ndodhur një episod i veçantë. Fëmijët që gjendeshin në fushë për të dëgjuar himnin e Champions-it nuk i besojnë syve kur shohin nga afër Lionel Mesin. Me vëmendjen të gjithën te argjentinasi, fëmijët shkojnë edhe e rrethojnë për ta takuar, duke futur në kujtesën e tyre një moment që me siguri do ta mbajnë mend gjatë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online