VIDEO/ Dibala mahnit në “San Siro”, superasist me finte për Kiezën dhe kalon në avantazh Juventusin

Është zhbllokuar supersfida mes Milanit dhe Juventusit. Ndryshe na si ishim mësuar në dekadën e fundit, këtë herë ishin kuqezinjtë që hynin si kryesues dhe të pamposhtur në kampionat. Megjithatë bardhezinjtë luajnë shanset e fundit për të hapur garën e titullit dhe po tregojnë në këto minuta të para se dëshirojnë vetëm fitoren.

Dibala duket se po gjen formën e tij, teksa sot ka mahnitur me një superasist për Kiezën. Argjentinasi vepron bukur me topin dhe me finte e dërgon topin pas te shoku i tij i skuadrës, që e dërgon topin në rrjetë, duke mposhtur kështu Donarumën. Kieza kërkoi me ngulm golin, teksa më parë tundi edhe shtyllën e portës së Milanit. Ndërkohë kujtojmë se ekipet janë ende duke luajtur pjesën e parë të lojës dhe ka shumë minuta në dispozicion për të ndryshuar sërish shifrat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/canligoltv6/status/1346911237645340675

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online