Duhet të ishte nata e madhe e përmbysjes, por u kthye nata e madhe e lotëve. Aleks Frei, trajneri i përkohshëm, në pritje të Frank de Bur (mund të jetë trajneri i ardhshëm) ka parë skuadrën e tij të shkërmoqet nga PAOK-u në Zvicër, pasi grekët kishin fituar edhe në sfidën e luajtur në Selanik, shtatë ditë më parë, teksa goli i Albian Ajetit, vëllait të Arlindit, mbajti ende të hapur diskutimin kualifikim.
Por, Fernando Varela, pas vetëm shtatë minutash “ftohu” zvicerianët, me një gol për faj edhe të mbrojtjes. Më pas, në pjesën e dytë Prijoviç dhe Omar El Kaduri (ish-lojtari i Torinos dhe Napolit) i dhanë goditjen finale, duke e çuar në 0-3 rezultatin.
Kështu, Bazeli zbret në Europa League, turi i tretë, ku do të përballet me fituesin e çiftit Vitorul Kostanca-Viteshe (2-2 ndeshja në Holandë). Ndërkohë, PAOKU vazhdon në turin e tretë të Champions, përballë Spartak Moskës.
Ajeti luajti 73 minuta, për t’i lënë vendin më pas Van Volfsvinkel.