Kastriot Dermaku ka qenë protagonsit mbrëmjen e sotme me fanellën e Leçes. Mbrojtësi shqiptar u hyn në lojë nga stoli në minutën e 76 pas dëmtimit të Luçionit, por rezulton fitimprurës për verdhekuqtë. Vetëm 5 minuta më vonë, “muri“ i Kombëtares shqiptare tund rrjetën me kokë, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij kundër kundërshtarëve direkt të Breshias.
Dermaku ishte pranë rolit të shpëtimtarit për Leçen, por Bisoli barazon shifrat në minutën e 87. Skuadrat ndajnë në fund nga një pikë, ndërsa Leçes i ikën nga duart vendi i dytë në renditje, i cili vijon të mbahet nga Breshia me vetëm 1 pikë më tepër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/