“Kam duruar, por nuk i harroj”, Grent Halili zbulon arsyen e largimit: Hiqja dorë nga titullari për tu futur të tjerët

Grent Halili i befasoi të gjithë pak kohë më parë, duke shpallur tërheqjen e tij nga futbolli në moshë fare të re. Në një rrëfim për mikrofonin e “Top Channel“, ish-sulmuesi i Tiranës zbulon arsyet që fshihen pas “varjes së këpucëve në gozhdë”. Halili tregon se të qenurit nën hijen e djalit të presidentit e ka dëmtuar shumë te bardheblutë, prandaj është detyruar të marrë një vendim të tillë.

“Dua të përmend mamanë, e cila ka qenë e para fare. Ia kam komunikuar asaj të parës vendimin e marrë. Sigurisht nuk e priti mirë dhe është mërzitur. Por sigurisht edhe ajo më mbështeti. Dua ta falenderoj pa masë për përkushtimin e saj.

Jua them me bindjen e plotë që nuk jam avantazhuar asnjëherë. Por mandje jam dëmtuar. Gjithmonë me atë qetësinë time, me atë butësinë time që i kam ngjarë babait, kam duruar dhe kam heshtur. Por nuk i harroj këto gjëra.

Nuk besoj se mund të dali një trajner që i është thënë të aktivizohem, nga ana ime vetë ose nga dikush tjetër. Madje, po ua them këtë, kur kam qenë për tu aktivizuar jam tërhequr vetë të aktivizohet dikuesh tjetër për të mos patur hatërmbetje. Vlerësime maksimale për profesor Orges Shehin. Kurse profesori që kam kaluar më keq, domethënë kam pasur atë periudhën jo të mirë, ka qenë profesor Ze Maria.

Është më e vështirë ta mbash vendin e parë, që të mbash këtë ritëm. Ekipin e shoh të kompletuar. Ajo që më ngroh shumë është që deri më sot nuk kam parë një grup me raporte më të mira me njëri-tjetrin. Një detyrë të re nuk e kam ende. Nuk kam biseduar ende me presidentin për detyrën time të re. Kështu që të shohim“, është rrëfyer Grent Halili./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online