“Qëlloi të isha aty në pjesën e dytë”, presidenti i Tiranës: Jam i bindur! Ndaj Kukësi tregojmë se e meritojmë fitoren

Presidenti i Tiranës është shfaqur entuziast pas fitores me përmbysje që morën bardheblutë në takimin ndaj Skënderbeut. Pavarësisht se korçarët kaluan të parët në avantazh dhe u mendua triumfi i tyre, ishte Ngo që përmbysi gjithçka për t’i dërguar shifrat në 1-2. Ndërkohë në një prononcim për “Supersport”, Halili ka treguar shpirtin e sakrificës dhe dëshirën e madhe që kishin bardheblutë për të mbërritur te kjo fitore.

“Çdo ndeshje është e rëndësishme. Është një fitore dinjitoze. Jam i kënaqur me skuadrën dhe rezultatin. Pjesa e dytë? Kjo varet dhe nga mënyra si përgatiten ndeshjet. Qëllova që kur nisi pjesa e dytë të isha aty dhe e pashë skuadrën që donte ta ndryshonte lojën dhe rezultatin.

Mungesat ndaj Kukësit? Pavarësisht mungesave, ne kemi lojtarë që mund të japin shumë. Të jemi të kujdesshëm me Kukësin. Jam i bindur se do të tregojmë se e meritojmë fitoren”, tha Halili. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online