VIDEO/ Derbi mbyllet me përleshje fizike, tifozët e Partizanit përplasen me ata të Tiranës në rrugët e kryeqytetit

Derbi i kryeqytetit dhuroi spektakël mbrëmjen e sotme me lojën e zhvilluar në “Air Albania”. Partizani fitoi me shifrat 2-1 falë një goli të shënuar në minutën e 92-të. Atmosfera në stadium ishte mjaft e zjarrtë, teksa tifozët treguan mbështetjen e tyre për skuadrën e zemrës. Por pas përfundimit të derbit, atmosferën sportive e zëvendëson kaosi.

Tifozët e Partizanit dhe ata të Tiranës janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin në rrugët e kryeqytetit. Për të qetësuar situatën është nevojitur ndërhyrja e forcave të ruajtjes së rendit. Policia e shtetit ka vënë në pranga disa prej tifozëve, të cilët janë shoqëruar në komisariat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sport Time (@sporttime_al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online