E bujshme/ Ka luajtur me Realin e Madridit dhe Barcelonën, Partizani kërkon të sjellë në stol ish-trajnerin e Kombëtares së Bosnjes dhe Hercegovinës

Zoran Zekiç u largua nga Partizani për të vijuar karrierën e tij te Osijeku. Në stolin e të kuqve është ulur përkohësisht drejtori sportiv, Arbër Abilaliaj. Kampionët në fuqi të “Abissnet Superiore”-s janë vënë në kërkim të pasardhësit të Zekiçit.

Përpos Orges Shehit, në skenë del edhe një trajner i njohur kroat. Bëhet fjalë për Robert Prosineçkin. Ky i fundit ka pasur një karrierë të suksesshme si futbollist, teksa ndër të tjera ka mbajtur veshur fanellën e Dinamos së Zagrebit, Realit të Madridit dhe Barcelonës.

Gjithashtu kroati ka disa përvoja në pozicionin e trajnerit. Ai ka drejtuar Crvena Zvedzën, Kajserisporin, Kombëtaren e Azerbajxhanit dhe Kombëtaren e Bosnjes dhe Hercegovinës. Interesin e Partizanit për Prosineçkin e ka konfirmuar edhe Sulejman Starova gjatë komentimit të derbit të kryeqytetit në “MCN TV”. Ai ka konfirmuar gjithashtu se 54-vjeçari ndodhet në Tiranë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online