Derbi i sotëm mes Milanit dhe Interit ka nisur ndryshe nga çdo herë tjetër. Në stadiumin “San Siro” është dëgjuar zëri i Andrij Shevçenkos, i cili ka mbajtur një fjalim emocionues për lu.ftën që po zhvillohet në shtetin e tij, në Ukrainë.
“Të dashur miq. Nga ‘San Siro’ ju kërkoj të dëgjoni përkrahjen tuaj për paqen në Ukrainë. Populli ukrainas do paqen. Sepse ata që bashkojnë duhet të jenë me të fortë se ata që ndajnë. Ta ndalojmë së bashku këtë lu.ftë. Një përqafim për të gjithë ju”, ka qenë mesazhi i Andrij Shevçenkos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
. #Shevchenko : Cari amici italiani chiedo il vostro sostegno per la pace in #Ucraina “un bellissimo appello di pace”.#Ukriane #UkraineRussiaWar #Ukrayna #MilanInter #DerbyMilano pic.twitter.com/g9HZ7vihHc
— Grazia Vetrano (@VetranoGrazia) March 1, 2022