VIDEO/ Dënimi me zbritjen e 10 pikëve çorodit Juventusin, bardhezinjtë turpërohen nga Empoli

Mbrëmja e sotme ishe e gjitha për t’u harruar për Juventusin. Dënimi me zbritjen e 10 pikëve në renditje duket se ka çoroditur tërësisht bardhezinjtë, të cilët sot kanë marrë një rezultat turpërues në transfertë. Empoli i ka mposhtur me shifrat 4-1 dhe ia bën thuajse të pamundur kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Kaputo ka shënuar dy herë për toskanët(18’ me penallti, 47’), ndërsa dy golat e tjerë për Empolin mbajnë autorësinë e Lupertos (21’) dhe Pikolit (90’+3’). Ndërkaq goli i nderit për Juventusin është shënuar nga Kieza në minutën e 85. Me këtë rezultat bardhezinjtë mbeten në vendin e shtatë, me 59 pikë të grumbulluara, 5 më pak se Milani i vendit të katërt./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online