Rodrigo Bentakur nuk e ka nisur mirë aventurën e re në Premier Ligë. Ish-mesfushori i Juventusit ka pësuar një dëmtim të pazakontë në duelin kundër Bërleit. Kronomotri kishte nisur të maste minutën e 7 të takimit, kur uruguajani rrëshqet në fushë dhe bie në një mënyrë krejtësisht të rrezikshme.
Vetë mimika në fytyrën e tij është tregues i qartë i dhimbjeve që ka përjetuar në ato momente. Megjithatë më e keqja për të është shmangur, ndërsa pritet të mësohet se në cilën gradë ka shkuar gjendja e tij fizike./Sport Ekspres/
Welcome to the premier league bentacur????#BURTOT pic.twitter.com/romzliNPWM
— African Prince (@hashim_lugho) February 23, 2022