VIDEO/ Debutoi me gol dhe asist në 45 minuta, nisja e mbarë e Selmanit në ekipin e Ibrahimoviç

Astrit Selmani u përfol së tepërmi në Suedi pas sezonit fantastik që po zhvillonte me Varbergs, duke shënuar 15 gola. Kjo solli ftesën nga ana e Hamarby, në ekipin që një pjesë të aksioneve i zotëron sulmuesi i Milanit, Ibrahimoviç.

Në këtë skuadër Selmani do të ketë mundësinë për t’u rritur më tepër dhe njëkohësisht për të kërkuar daljen në elitën e futbollit europian. Nisja është e mbarë pasi Selmani ka shënuar dhe ka dhënë asist në barazimin e fundit me rezultatin 3-3 ndaj Akropolis.

Futbollisti shqiptar u aktivizua vetëm 45 minuta, por mjaftueshëm për të kuptuar aftësitë e tij. Sa i përket zgjedhjes së Kombëtares vetë lojtari është shprehur se është mes Suedisë, Shqipërisë dhe Kosovës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *