Meritan Shabani ka treguar ditën e sotme përse shihet si një nga talentet më premtuese për të ardhmen. Dikur pjesë e Bajernit të Mynihut, ndërsa tashmë kartoni i tij zotërohet nga Ulverhempton. Trajneri i këtyre të fundit ka folur me fjalë mjaft të mira për 21-vjeçarin, që tashmë është huazuar në radhët e VVV Venlo në Holandë për të fituar më tepër eksperienvë.
Por aventura e re ka nisur me këmbë të mbarë për fantazistin shqiptar. Shabani bëri një debutim ëndrrash ditën e sotme, teksa arriti që të tundte rrjetën që në ndeshjen e parë me skuadrën e re. Një gol ky që merr një shije edhe më të veçantë kur përmendet fakti se ka vlerën e kualifikimit për Venlo. Këta të fundit mposhtën Nek Nijmegen me shifrat 1-2, ndërsa ai gol i shënuar në minutën e 105 nga talenti 21-vjeçar i dhuroi kualifikimin verdhezinjve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Debutant Meritan Shabani over zijn winnende goal en de samenwerking met Giakoumakis.#necvvv pic.twitter.com/oVknAGR6aP
— ESPN NL (@ESPNnl) February 17, 2021