VIDEO/ Enis Bardhi ndëshkon Atlekon e Madridit, futbollisti shqiptar i jep një asist Realit

Levante ka arritur të ndalë në një barazim 1-1 kryesuesit e La Ligas. I pari që tundi rrjetën në këtë takim ishte mesfushori Enis Bardhi. Lojtari shqiptar ndëshkoi Atletikon e Madridit në minutën e 17, duke e venë kështu në vështirësi ekipin e Simeones.

Megjithatë vetëm 20 minuta më vonë ishte Jorente ai që vendosi përsëri baraspeshën e këtij dueli, duke bërë që Atletiko të dalë me një pikë nga kjo transfertë. Një rezultat i tillë shkon edhe si një asist për Realin e Madridit, që e shohin tashmë rivalin e përjetshëm 2 pikë më pranë. “Los colchoneros“ prijnë tabelën e klasifikimit me 6 pikë më tepër se Reali i vendit të dytë, pavarësisht se numërojnë një ndeshje më pak të luajtur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online