Goditje e madhe në merkato, klubi shqiptar arrin akordin me lojtarin e Kombëtares së Belgjikës

Trepça ’89 ka njoftuar ditën e sotme goditjen e madhe në merkato. Një futbollist që dikur luante në arenat e mëdha të futbollit europian tashmë do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës. Bëhet fjalë për Luis Kavandën, i cili në Serie A ka provuar fanellën e Lacios dhe Torinos, ndërsa më tej ka vijaur karrierën në radhët e Trabzonsporit dhe Gallatasarait në Turqi.

Mbrojtësi me origjinë nga Angola së fundmi ka qenë pjesë e Standardit të Liezhit, si dhe në të shkuarën ka arritur të jetë pjesë edhe e Kombëtares së Belgjikës. Një CV tejet e pasur kjo e bën Kavandën një lojtar luksi për futbollin e Kosovës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Njoftimi i klubit:

SUPER LAJM
Klubi ynë ka bërë goditjën super big pas përfundimit të merkatos.
Cavanda tani është lojtari më i ri i “Minatorëve” dhe pritet që gjatë ditëve të ardhshme lojtari të arrit në Kosovë.
Cavanda është mbrojtës krahu i mirënjohur në futbollin Europian, ai ka luajtur për ekipet e mëdha Europiane si SS LAZIO, TORINO FC, SSC BARI, TRABZONSPOR, GALATASARAY, STANDARD LIEGE.
Ku gjatë karierës së tij ka regjistruar 80 ndeshje për SS Lazion, 8 për SSC Bari dhe 3 për Torino FC ku 53 nga këto ndeshje ishin për SERIA A ligën elitare Italiane pastaj kishte vazhduar karierën në superligën Turke ku u paraqit në 27 ndeshje për Trabzonspor dhe 13 ndeshje për Galatasaray dhe në fund në Standard Liege në superligën e Belgjikës ku pati 60 paraqitje, gjithashtu Cavanda është me origjin nga Beligjika ku u thërrit dy herë për të përfaqësuar kombëtarën e Belgjikës.
Me një karier shum të pasur në futbollin Europian Luis Pedro Cavanda ka arritu gjuhë të përbashkët me klubin tonë ku aventurën e ardhshme do ta kaloj në Kosovë.
Ky transferim nuk do të ishte i mundur pa ndihmesën e bashkëpuntorve tanë ‘Lions Sports AG Agency’ në Monako, pjesë e kësaj agjensi janë vllezërit e mirënjohur Kosovar Ymer dhe Enver Stanovci.
Luis Pedro Cavandës i urojmë mirëseardhje në klubin tonë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online