VIDEO/ Dardanët e vegjël vuajnë sindromën e vjetër të Kombëtares, zbehen shpresat e kuqezinjve të Bushit për Euro21

Kosova U21 nuk ka mundur të plotësojë dëshirën e të gjithë tifozëve shqiptarë mbrëmjen e sotme për të ndalur bashkëmoshatarët e Austrisë. Shpresat e Bushit prisnin një asist nga vëllai për të ndalur austriakët, por diçka e tillë nuk ndodhi. Dardanët e vegjël vuajtën nga sindroma e vjetër e Kombëtares kuqezi, teksa atëherë kur dukej se barazimi ishte arritur, Austria befason me një gol në minutat e fundit.

Shpresat e kuqezinjve të Bushit për një vend në Euro 2021 janë zbehur në minutën e 86, kur Grull tund rrjetën. 0-1 shënonin shifrat pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit, duke i dhënë kështu një fitore shumë të vlefshme Austrisë U21. Një rezultat minimal por një i shkëput austriakët në 4 pikë nga Shpresat e Shqipërisë.

Një diferencë e tillë e bën një mision të vështirë objektivin e djemve të Bushit për të kapur vendin e 2-të. Vetëm dy ndeshje kanë mbetur në dispozicion, por duke parë kundërshtarët që Austria do të ketë përballë ndoshta nuk mund të presim shumë surpriza./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *