VIDEO/ Daja nuk e mëshiron të ardhmen dhe arrin objektivin, pasqyrë e pastër e sezonit të Partizanit

Këtë mbrëmje Superiorja ka ulur përfundimisht siparin për këtë sezon. Skënderbeu-Partizani dhe Teuta-Laçi ishin dy ndeshjet e fundit të luajtura sot. Partizani është dorëzuar i gjithi në Korçë, ku është shpërfytyruar me 4 golat e pësuar. 4-1 ishin shifrat e takimit, ku edhe goli i vetëm i të kuqve u shënua nga mbojtësi i Skënderbeut.

Daja nuk ka treguar mëshirë ndaj atij që me shumë mundësi do të jetë edhe e ardhmja e tij, ndërsa ky rezultat shërben si pasqyra më e mirë e Partizanit të këtij sezoni, teksa ka zhgënjyer në çdo aspekt dhe ka dalë tërësisht jashtë objektivave.

Ndërkohë në Durrës Teuta është mposhtur me shifrat 2-3 nga Laçi, duke humbur kështu edhe vendin e 4-t në kampionat, të cilin ia ka dorëzuar Skënderbeut. Suksësi nuk i takon vetëm ekpit kurbinas, pasi është edhe një arritje personale për Nuabueze që rrëmben “këpucën e artë” në këtë sezon të Kategorisë Superiore./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online