VIDEO/ Çudira shqiptare! Tifozët e Gjilanit “trembin” edhe Koronavirusin, shihni festën e çmendur në derbi

Gjilani ka arritur që të fitojë derbin ndaj Dritës në shifrat 2-0. Ekipi i Mezanit ia doli këtë herë në javën e 31 të Superligës së Kosovës, duke i bërë tifozëve një dhuratë të çmuar. Por fatkeqësisht për këtë skuadër, mbështetësit nuk lejohen ende në stadium.

Çudira këto tipike shqiptare pasi në videon e mëposhtme shihet saktësisht tubimi dhe festimi i çmendur i tifozëve që kurrsesi nuk mund të qendrojnë në shtëpi për të përjetuar derbi të tillë. Një zhurmë dhe jehonë e madhe që ka “trembur” edhe Koronavirusin, ndërsa një sjellje e tillë tregon edhe dështimin e pushtetit të vendit.

Duke mos lejuar tifozët në stadium dhe duke kërkuar reklamimin e masave të forta të marra për parandalimin e infeksionit, por duke mos bërë asnjë kontroll për organizimet e mëdha në lokale të ndryshme, nuk bëhet asgjë më tepër sesa dëmtimi i madh dhe i dyfishtë. Ndërkohë që gjithçka mund të zgjidhej me një lejim të tifozëve në numër të kufizuar që do të ishte frymëmarrje edhe për vetë ekipet. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online