Një episod i çuditshëm ka ndodhur gjatë një ndeshje futbolli ditën e sotme. Historia këtë herë vjen nga Championship-i anglez, në takimin mes Preston dhe Sheffield Ëednesday, të cilin vendasit e kanë fituar me shifrat minimale 1-0.
Por ajo që i habiti të gjithë dhe që tashmë është bërë virale në rrjet, është veprimi i lojtarit Darner Fisher. Ky i fundit gjatë ekzekutimit të një goditje standarde, kapërcen çdo koncept të kontaktit fizik mes futbollistëve.
Gjatë këtij momenti kamerat kanë kapur Fisher duke prekur organin gjenital të kundërshtarit të tij, Callum Paterson. Një veprim i tillë padyshim që ka bërë të çuditen shumë tifozë, por më së tepërmi edhe vetë Paterson, që me shumë mundësi nuk e priste një gjest të tillë në fushën e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Sorry, what? ? https://t.co/PizBliU1Cg
— Joe Crann (@YesWeCrann) November 21, 2020