VIDEO/ çudia e madhe ndodhi në Marsejë! Tifozët e AEK-ut të Athinës dhe të Marsejës bëhen bashkë në stadium

Në stadium jemi mësuar gjithnjë të shohim tifozeritë e skuadrave të qendrojnë në tribunat pas portave për të shmangur përplasjet mes tyre. Por rivaliteti nuk është gjithmonë e vetmja alternativë. Një skenë e çuditshme ndodhi mbrëmjen e djeshme në Marsejë.

Tifozët e AEK-ut të Athinës dhe të Olimpikut të Marsejës u bënë bashkë në stadium, duke qendruar përkrahë njëri-tjetrit. Ultrasit e të dyja skudrave kishin përgatitur një koreografi të përbashkët, duke dhënë mesazhin e vëllazërisë mes tyre. Gjithashtu, të dyja tifozeritë kanë marshuar së bashku në rrugët e qytetit përpara ndeshjes së vlefshme për Ligën e Europës. Kujtojmë se tifozët e AEK-ut të Athinës, të Marsejës dhe të Livornos kanë krijuar atë që njihet si “trekëndëshi i vëllazërisë“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online