Portugalia, Spanja dhe Maroku kanë fituar të drejtën e zhvillimit të Kupës së Botës 2030. Ky kampionat do të ketë në dispozicion një nga stadiumet më të mëdha në botë. Maroku ka hartuar një projekt ambicioz për të ndërtuar një stadium me kapacitet 113 mijë, çka do te bënte atë stadiumin e dytë në botë për nga kapaciteti.
Ndërtimi i tij do të kushtojë 500 milionë euro dhe do të nisë në vitin 2025. Ndërkohë, në vitin 2028 impianti do të jetë gati për të hapur dyert. Me shumë mundësi në këtë stadium do të luhet ndeshja hapëse e Kupës së Botës 2030, ose finalja e këtij evenimenti madhor./Halit Delibashi-Sport Ekspres/