VIDEO | CSKA-ja bën “vetëvrasje” në shtëpi, Ajaksi i falet një serbi

Janë mbyllur dy ndeshjet e para të natës së sotme të Championsit. Plot katër skuadra kanë siguruar biletat për në fazën tjetër. Në Rusi, CSKA-ja e Moskës u mund nga skuadra e Viktoria Pëlzenit, e cila gjeti forcat që të përmbyste rezultatin në pjesën e dytë. Edhe pse vendasit shënuan me Vlasiç me penallti, loja foli për çekët më pas.

Në sekuencat e fundit të pjesës së parë, mysafirët humbën një 11-metërsh, por me fillimin e fraksionit të dytë Proshazka vendosi ekuilibrin. Vetëm 9 minuta para fundit ishte Hejda që shënoi golin e fitores për skuadrën e Pëlzenit. Me këtë fitore, miqtë arrijnë rusët në klasifikim, por i bëjnë nder Realit dhe Romës që kualifikohen ende pa u ndeshur dhe tani do të diskutojnë mes tyre vendin e parë. Një vetëvrasje për CSKA-në e cila shpërdoron një mundësi për të tentuar kualifikimin, aq më tepër që luante në shtëpi.

Në ndeshjen tjetër mes AEK-ut dhe Ajaksit, ishin holandezët që fituan me vështirësi 2-0, me golat që u realizuan në pjesën e dytë. kartoni i kuq i marrë nga Livaja ndyshoi rrjedhën e lojëd, pasi ekulibrat u prishën. Tadiç shënoi fillimisht me penallti në të 68-ën, ndërsa 4 minuta më vonë serbi shënoi dhe golin e dytë. Ajaksi shkon në vendin e parë dhe kualifikohet për në raundin tjetër, por bashkë me të dhe Bajerni që do të zbresë në fushë në orën 21:00 dhe do kërkojë vendin e parë. Në këtë sfidë më shumë vëmendje morën incidentet që ndodhën me tifozët, të cilët u përleshën, duke shkaktuar dhe të lënduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *