Sporti është një prioritet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jo vetëm basketbolli, bejzbolli, hokeji dhe së fundmi futbolli i versionit europian, me shumë yje të afruar. Përtej Atlantikut futbolli amerikan është një prej sporteve më popullorë dhe ku investohet më tepër, madje edhe në nivelin e kolegjeve.
Pikërisht aty ku lindin yjet e së ardhmes, ku investohet me bursa qindra-mijëra dollarëshe për lojtarët e talentuar dhe ku numri i tifozëve të pranishëm është shumë më i madh se kampionatet elitare të gjysmës së Europës. Ndeshjet janë aq të rëndësishme dhe shifrat që qarkullojnë edhe në këto nivele janë aq të mëdha, sa kjo tregohet te shpenzimet.
Një shembull: vetëm për të tharë fushën, e cila ishte përmbytur prej rreshjeve të shiut, Universiteti i Alabamës shfrytëzoi disa helikopterë. Forca e rrotullimit të helikave, bënte që uji të largohej nga fusha, duke ndihmuar sistemin e drenaxhimit, që terreni të ishte gati për ndeshjen. Thjesht një çmenduri! Nëse ju duket e pabesueshme, shikoni videon…
The person recording it: “Hey! Is this the helicopter convention or a waste of college’s money?! I need help figuring this out!”https://t.co/Hj042JNrnc
— Fred Francis (@fredjfrancis) November 25, 2018