VIDEO/ “Çmenduria” e fundit në futboll: gol me stilin Panenka nga… goditje dënimi

Përveç golave thuajse të pamundur fizikisht që kemi parë në filmin vizatimor, Oli dhe Benxhi, edhe futbolli i vërtetë ka dhuruar episode me realizime të pamundur. Goditje me fat, nga ato që mund të ndodhin vetëm një erë në jetë, apo gola prej aftësive jashtë normales.

Listës së rrjetave me të pabesueshme në historinë e futbollit, tashmë i shtohet edhe një gol me stilin Panenka. Deri këtu asgjë e jashtëzakonshme. Shumë lojtarë ndër vite e kanë realizuar nga pika e 11-metërshit, por tani një ekzekutim i tillë vjen edhe në goditje standarde nga jashtë zonës.

Mesfushori i përfaqësueses së Paraguajit, Osvaldo Martinez shënoi një gol spektakolar, e që deri më tani nuk ishte parë ndonjëherë në fushat e futbollit. Numri 10 i skuadrës Santos Laguna në Meksikë, realizoi një goditje që befasoi murin mbrojtës, por edhe portierin e ekipit kundërshtar Atlas.

Goli i Martinez, i’u shtua ekzekutimeve më të pamundura në futboll. Së fundmi, bota ishte befasuar nga Norik Avdalian në Rusi, që realizoi një penallti, me një lëvizje të denjë për filmin Oli dhe Benxhi, duke e shoqëruar goditjen e 11-metërshit dhe me një veprim akrobatik, i cili e “paralizoi” portierin kundërshtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *