Java e 5-të e “Abissnet Superiore”-s është mbyllur me adrenalinë dhe emocione të mëdha. Daja ka rikthyer Dinamon te fitorja. Nëndetësja kaloi e para në epërsi, teksa Zabërgja e dërgoi topin në rrjetë që në minutën e 6. Skënderbeu barazoi sërish në minutën e 54-t, kur Rashica u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Por në minutën e 90 Itodo tundi sërish rrjetën për Dinamon, duke i dhënë fitoren 2-1 përballë Skënderbeut.
Në krahun tjetër, Tirana-Elbasani ka përfunduar në baraspeshë 1-1. Kola zhbllokoi rezultatin në minutën e 22, ndërsa vetëm 2 minuta më vonë Elbasani barazoi me anë të Gomesit. Verdheblutë kishin shansin e artë për të marrë tre pikët në minutën e fundit të kohës shtesë, kur fituan të drejtën e një 11 metërshi. Megjithatë, duelin mes Mustës dhe Selmanit e fitoi ky i fundit, që shpëtoi në këtë mënyrë Tiranën nga humbja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/