Ka përfunduar mes spektaklit dhe çmendurisë takimi i sotëm midis Barcelonës dhe Ajntraktit të Frankfurtit. Gjermanët kanë bërë befasinë në “Kamp Nou”, duke fituar me rezultatin 2-3. Filip Kostiç kalon në avantazh miqtë pa nisur ende mirë takimi. Penalltia e gjuajtur prej tij në minutën e 4-t përfundon në rrjetë. Ndërkohë Rafael Borre magjeps të gjithë të pranishmit me perlën e tij nga distanca, e cila i çon shifrat në 0-2. Kostiç shfaqet përsëri në pjesën e dytë të ndeshjes, kur në minutën e 67 trefishon rezultatin.
Por në momentin kur dukej se gjithçka ishte mbyllur, Barcelona nis të reagojë. Busket e dërgon topin në rrjetën e Frankfurtit në minutën e 85, por VAR-i i mohon festën duke e cilësuar golin të parregullt. Megjithatë katalanasit nuk dorëzohen me kaq. Serxhi Buskets arrin të shënojë përsëri në minutën e 91-të dhe këtë herë mund të festojë lirisht. Ndërkaq kur ishin duke u luajtur sekondat e fundit, Barcelona fiton një 11 metërsh, i cili përkthehet në gol nga Memfis Depay. Ndeshja mbyllet në rezultatin përfundimtar 2-3, i cili pas barazimit 1-1 në Gjermani, i jep Ajntraktit të Frankfurtit një biletë për një gjysmëfinale të Europa Ligës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
DEPAY!!!pic.twitter.com/iUXmObnju1
— GoncaloDias17 (@goncalo_diass17) April 14, 2022