Çmenduri në “Etihad Stadium”. Manchester City-Arsenal ka prodhuar emocione mjaft të forta. Halaand tundi rrjetën që në minutën e 9 të takimit, ndërsa në të 22-tën ishte Calafiori ai që riktheu baraspeshën me një gol spektakolar. Ndërkojë në minutën e parë shtesë të pjesës së parë Gabrieli përmbysi rezultatin në favor të “topçinjve”.
Megjithatë, kur dukej se ndeshja po shkonte drejt fitores së skuadrës së Artetës, ndodhi ajo që më pak pritej për tifozët e Arsenalit. Stones bëri me zemër këta të fundit, teksa e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 98. Një gol në frymën e fundit të lojës që i hoqi kështu fitoren nga duart “topçinjve”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
“CITY ARE OUT OF JAIL!” ?
John Stones gets Manchester City’s equaliser with mere seconds left to play! ? pic.twitter.com/owIr7jjkJn
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) September 22, 2024