VIDEO/ Çmenduri në Australi! Në derbi ishte planifikuar protesta e përbashkët mes tifozëve, më pas futen në fushë dhe godasin portierin

Skena tronditëse janë parë gjatë derbit të Melburnit. Tifozët e Melbourn Victory sulmuan portierin e Melborun Cityt. Tifozët e klubeve të Melburnit kanë planifikuar një protestë të përbashkët gjatë duelit të derbit. Ata kishin planifikuar të largoheshin nga tribuna në minutën e 20-të për të shfaqur pakënaqësinë e tyre për vendimin e Ligës.

Autoritetet e saj kanë rënë dakord që për tre vite radhazi finalet e lojërave të zhvillohen në Sydney për shkak të përfitimeve ekonomike që do të kishin prej saj. Kjo ide nuk u pëlqeu aspak tifozëve që kishin planifikuar protestën e përbashkët.

Por situata në stadium doli jashtë kontrollit. Tifozët e Victory nuk e duruan dot sjelljen e Tom Glover, i cili hodhi në drejtim të tyre një fishekzjarr që kishte zbritur më parë në fushë. Huliganët pushtuan fushën. Disa prej tyre janë hedhur në drejtim të portierit të Cityt. Glover u shty dhe në fund u godit me një kovë në kokë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *