Thikë pas shpine/ Votohet për lojtarin më të mirë të historisë së Barcelonës, Mesi del i dyti dhe i pari është lojtari që ishte pjesë vetëm…2 vite

Lionel Messi shënoi epokën e futbollit dhe Barcelonës si klub. Shumë e konsiderojnë atë si futbollistin më të mirë në histori, por në një sondazh të kryer me tifozët, nuk rezulton më i miri në historinë e Barcelonës. U krye një sondazh në të cilin pjesëmarrësit zgjodhën lojtarët më të mirë në historinë e Barcelonës. Edhe pse shumë prisnin që Messi të ishte në vendin e parë, kjo nuk ndodhi. Tifozët zgjodhën bashkatdhetarin e Messit, Diego Armando Maradona.

Ky i fundit e veshi fanellën e Barcelonës për vetëm dy vjet, nga viti 1982 deri në vitin 1984, por edhe kaq i mjaftoi që të ishte më i mirë se Messi sipas shumicës së tifozëve. Me Barcelonën, Maradona fitoi Kupën e Spanjës, Superkupën dhe Kupën e Ligës dhe nuk bëri asgjë të afërt me atë që bëri Lionel Messi. Shumë e interpretojnë këtë votë të tifozëve si një revoltë që ai u largua nga Barcelona vitin e kaluar dhe nënshkroi për PSG. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online