Vllaznia kalon me sukses testin e sotëm miqësor, ku ka mposhtur me përmbysje Korabin. Takimi është mbyllur me shifrat 2-1 për shkodranët, të cilët tregojnë formë të mirë në përgatitjet për sezonin e ri. Të parët që shënojnë janë krutanët, të cilët shënojnë me anë të Eyom që në minutën e 9.
Por më pas është Erdenis Gurishta ai që mendon për golin e barazimit. Kapiteni i Vllaznisë bën një çmenduri në minutën e 25, kur dhuron një kryevepër nga një distancë e largët. Një supergol që meriton vetëm duartrokitje, e që pasohet nga një rrjetë e tundur e Çobës, duke vulosur kështu fatin e takimit që në pjesën e parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/