VIDEO/ Çmenduri e Ernest Muçit në minutën e 90’+11’, goli spektakolar i shton bukurinë fitores

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Trabzonspori ka fituar sot me shifrat 3-4 kundër Bashaksehirit. Një fitore që mban vulën e Ernest Muçit, i cili ka tundur rrjetën dy herë. Sulmuesi shqiptar hyri në fushë në minutën e 63-të dhe në minutën e 77 e ndali topin pas shpinës së portierit kundërshtar.

Ndërkohë, në sekondat e fundit të lojës, kur po kronometrohej minuta e 11 e shtesës, Muçi mahniti të gjithë të pranishmit në stadium. E majta e tij e dërgoi topin në trekëndësh dhe i vulosi shifrat në ato përfundimtare 3-4. Si rrallë herë, ish-lojtari i Tiranës hoqi dorë nga karakteri i tij i ftohtë dhe i rezervuar, teksa shpërtheu në festë të çmendur së bashku me shokët e tjerë të skuadrës./Sport Ekspres/