VIDEO/ City e kthen në tabelë qitjeje Crvena Zvezdën, Muja mësoi forcën e vertetë të Barcelonës

Champions League ka ngritur sot siparin e sezonit 2023/24. Debutimi në këtë kompeticion nuk është shoqëruar me buzëqeshje në fytyrën e Arbnor Mujës. Lojtari i Kombëtares shqiptare ka mësuar sot forcën e vërtetë të Barcelonës. Katalanasit dominuan tërësisht ndeshjen ndaj Antwerp-it, të cilin e mposhtën me shifrat e thella 5-0.

Ndërkohë në krahun tjetër, Manchester City nuk ka lënë vend për surpriza, pavarësisht se Crvena Zvezda kaloi e para në avantazh në minutën e 45. “Qytetarët” i dhanë leksione skuadrës serbe, duke e përmbysur ndeshjen në 3-1 me anë të dy golave të Alvarezit dhe golit të Rodrit. Ekipi i Guardiolës e ktheu në tabelë qitjeje Crvena Zvezdën, teksa në tërësi numëron 37 tentativa për gol, ndër të cilat 16 kanë qenë në kuadratin e portës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Rezultatet e ndeshjeve në Champions League

Milan – Newcastle 0-0

Young Boys – Leipzig 1-3

Barcelona – Antwerp 5-0

Feyenoord – Celtic 2-0

Lazio – Atletico Madrid 1-1

Manchester City – Crvena Zvezda 3-1

PSG – Borussia Dortmund 2-0

Shakhtar Donetsk -Porto 1-3

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online