Sot 4 vite më parë Shqipëria do të shënonte golin e vetëm në një kompeticion madhor siç ishte Euro 2016. Një krosim perfekt në zonë dhe një gjahtar goli si Sadiku do e dërgonte topin në rrjetë në ndeshjen e fundit në grupe kundër Rumanisë. Një gol i paharrueshëm ky për të gjithë shqiptarët, teksa vlente edhe 3 pikët e para në atë kompeticion. Duke bërë kështu që kuqezinjtë e De Biazit ta mbyllnin me kokën lart ëndrrën e tyre.
Ndërkohë UEFA e sjell edhe një herë në kujtesë këtë gol historik për Shqipërinë, duke e shpërndarë në faqen e vetë zyrtare në rrjetet sociale. “Cilin gol të Europianit festuat më shumë? Armando Sadiku shënoi golin e parë të Shqipërisë në një kompeticion madhor për t’i dhënë ekipit të tij një fitore 1-0 kundër Rumanisë në Euro 2016”, shkruhet në faqen e “UEFA EURO 2020”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? Which EURO goal did you celebrate most?
?? Armando Sadiku headed Albania's first goal at a major finals to give his side a 1-0 win over Romania at EURO 2016 #OTD!
? @FSHForg pic.twitter.com/tUKb5H2z39
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 19, 2020